Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme në botë u takuan të premten në qytetin gjerman të Hamburgut për të diskutuar mbi ekonominë globale, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër terrorizmit.

Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme në botë u takuan të premten në qytetin gjerman të Hamburgut për të diskutuar mbi ekonominë globale, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja gjermane Angela Merkel përshëndeti krerët, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, përpara një sesioni lidhur me luftën kundër terrorizmit.

Disa liderë nuk arritën në Samitin e G20-ës në kohë për shkak të protestave të gjera në qytet nga protestuesit anti-kapitalistë.

Teksa shumica e protestuesve mbetën të qetë, disa grupe i vënë zjarrin dhjetëra makinave, raportojnë mediat lokale.

Policia e Hamburgut ka shtuar masat e sigurisë, me qindra policë që patrullojnë në qytet dhe helikopterë të policisë që qarkullojnë në vendin ku po mbahet Samiti.

Liderët e G20-ës gjatë drekës së tyre të punës pritet të diskutojnë rreth ekonomisë globale, zhvillimit dhe tregtisë.

Pasdite, diskutimet e tyre pritet të përqendrohen në zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet klimatike dhe energjinë.

Gjigantët e eksportit si Gjermania dhe Kina japin përpjekje që G20 të mbështesë tregtinë e lirë dhe të kundërshtojnë izolacionizmin ekonomik mes shqetësimeve në rritje rreth qëndrimit proteksionist të presidentit amerikan Donald Trump.

Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme në botë u takuan të premten në qytetin gjerman të Hamburgut për të diskutuar mbi ekonominë globale, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër terrorizmit Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme në botë u takuan të premten në qytetin gjerman të Hamburgut për të diskutuar mbi ekonominë globale, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA). Kancelarja gjermane Angela Merkel përshëndeti krerët, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, përpara një sesioni lidhur me luftën kundër terrorizmit. Disa liderë nuk arritën në Samitin e G20-ës në kohë për shkak të protestave të gjera në qytet nga protestuesit anti-kapitalistë. Teksa shumica e protestuesve mbetën të qetë, disa grupe i vënë zjarrin dhjetëra makinave, raportojnë mediat lokale. Policia e Hamburgut ka shtuar masat e sigurisë, me qindra policë që patrullojnë në qytet dhe helikopterë të policisë që qarkullojnë në vendin ku po mbahet Samiti. Liderët e G20-ës gjatë drekës së tyre të punës pritet të diskutojnë rreth ekonomisë globale, zhvillimit dhe tregtisë. Pasdite, diskutimet e tyre pritet të përqendrohen në zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet klimatike dhe energjinë. Gjigantët e eksportit si Gjermania dhe Kina japin përpjekje që G20 të mbështesë tregtinë e lirë dhe të kundërshtojnë izolacionizmin ekonomik mes shqetësimeve në rritje rreth qëndrimit proteksionist të presidentit amerikan Donald Trump.