Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kishte thënë se nëse komuna e Prishtinës nuk i kthen përgjigje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në lagjen Dardania, atëherë ai do të fillojë ndërtimin e saj pa leje të komunës.

Drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka treguar se deri më tani komuna nuk ka dhënë leje për shkak të kërkesave shtesë të BIK’ut, që objekti i xhamisë të shoqërohet edhe me lokale të tjera.

Sipas Aliut, nuk është dhënë leja dhe ndërtimi i xhamisë nuk ka filluar për shkak përmbajtjeve tjera përveç xhamisë.

Ndërsa fillimin e  ndërtimi pa leje, siç ka deklaruar myftiu, drejtori i Urbanizmit e quan të pamundur dhe të jashtëligjshëm.

“Fillimi i ndërtimit të xhamisë pa leje është i kundërligjshëm. Çështja e lejes ndërtimore do të ishte moti e kryer po të mos ishte pezullimi asokohe për përmbajtje tjerë, përpos xhamisë”, ka thënë Aliu në Rubikon. /Express/