Ministri britanik i Tregtisë së Jashtme, Liam Foks sot deklaroi se pas Bregzitit do të nevojiten edhe dy vite për daljen e plotë të Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe për fillimin e negociatave me vende të tjera për tregti të lirë.

Sipas Foks, bëhet fjalë për periudhë dyvjeçare të tranzicionit dhe “zbatimit të fazave” pasi Britania e Madhe formalisht do ta braktis BE-në në fund të marsit 2019.

Ai vlerëson se kjo nuk është asgjë tjetër përveç mënyrë që të krijohen kushtet e nevojshme që t’i ndihmojmë biznesit vendor për punë të sigurt dhe të papenguar.

Global

Foks thotë se nuk ka asgjë kundër krijimit të periudhës tranzitore dhe i hedh poshtë si të pasakta pohimet se në këtë mënyrë bëhet rruga që të mundet Britania e Madhe të dalë nga BE-ja, pa arritur marrëveshje.

“Gjithsesi, Britania do të mund të mbijetojë edhe pa marrëveshje me BE-në për Bregzitin, por ne dëshirojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të plotë me BE-në”, deklaroi Foks për Bi-Bi-Si-në.

T mobile In article [4]

Deklarata e tij vjen pas përleshjeve dhe ndarjeve të hapura në Qeveri rreth Bregzitit, veçanërisht me ministrin e Financave, Filip Hamond dhe paralajmërimeve të tij se do të ishte “mjaft e rrezikshme dhe e vështirë për biznesin dhe për britanikët”, nëse vendi e braktis BE-në pa u arritur marrëveshje me Brukselin.

Disa ministra qeveritarë, në mesin e së cilëve edhe shefi i diplomacisë Boris Xhonson, Majkëll Gouv, Liam Foks, si dhe ministri për Bregzit, Dejvid Dejvis, më shumë herë deri më tani kanë folur për daljen nga Unioni edhe pa marrëveshje.

Këtë ide, e shndërruar në kanosje, e theksoi edhe kryeministrja, Tereza Mej para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Foks i takon grupit euroskeptikë të “fuqishëm” në Partinë konservative dhe komplotues i BE-së. Ai e bindi opinionin se Britania e Madhe do të jetë më mirë jashtë BE-së, duke pohuar se tani më vendi e ka pëlqimin e dhjetëra vendeve për të filluar negociata për tregti të lirë.