Një pjesë e madhe e lagjes së Vizbegut që graviton në komunën e Shuto Orizares ka probleme të mëdha me ujin e pijshëm, e sidomos këto 10 ditët e fundit nuk ka pasur aspak ujë, me çka banorët e kësaj ane po hasin në vështirësi të shumta duke patur parasysh edhe temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë.

Lëvizja BESA – Shuto Orizare ju bënë apel organeve kompetente që menjëherë të zgjidhin këtë problem, në të kundërtën do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e mjetet demokratike për të siguruar kushtet tona elementare për jetesë, përfshirë këtu edhe protestat para institucioneve që kanë rënë në gjumë të thellë, e nuk e kanë hallin e popullatës.

Në momentin që BESA do të menaxhojë me institucionet përkatëse, këto probleme elementare siç është uji, do t’i takojnë të kaluarës, sepse për neve mirëqenia e qytetarëve është mbi të gjitha.