Lëvizja BESA tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat pritet të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor, njofton agjencia e lajmeve INA.

Drejtuesit e partisë tashmë kanë hartuar planin ku do të kycen të gjitha strukturat dhe forumet e partisë për shpalosur dështimet e qeverisjeve të kaluara si dhe projektet e tyre për përmirësimin e situatës në komunat shqiptare.

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA-Kumanove sot do të mbajë pres konferencë lidhur më çështjet që i tangojnë rininë e Kumanovës. Pres konferenca do të mbahet te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë.

Konferenca të ngjajshme dhe takimet me të gjitha shtresat e shoqërisë do të mbahen dhe zhvillohet nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë.