Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni e nxorrën si befasi Lëvizjen BESA e cila arriti të marrë pesë mandate të deputetëve në legjislativë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja BESA në disa komuna ka dalë parti e parë duke sfiduar edhe Bashkimin Demokratik për Integrim dhe parti tjera shqiptare, të cilat ka kohë që janë pjesë e skenës politike.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli thotë se, kjo parti tashmë është e konsoliduar dhe se në zgjedhjet lokale do të shënoj fitore të merituar.

“Pritjet tona janë se do të fitojmë në komunat e banuara me shqiptarë. Rezultatet tona në zgjedhjet e fundit parlamentare e dëshmojnë këtë. Ndërsa tani jemi edhe më të përgatitur dhe të organizuar dhe të etabluar mirë në skenën politike”, deklaroi Zendeli. (INA)

T mobile In article [4]