Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot kumtoi se në ndërtimin e autostradës Milladinovc-Shtip janë bërë lëshime, për tejkalimin e së cilës, sipas vlerësimeve fillestare do të nevojiten mbi 20 milionë euro shtesë.

Në konferencën për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministri Sugareski theksoi se gjatë verifikimit të arkivës është gjetur një dokument, me të cilin kërkohet lidhje e aneksit për vazhdimin e ndërtimit të të këtij aksi të autostradës.

“Ky dokument nxjerr në pah se në prill, vetëm disa ditë para afatit kur autostrada Milladinovc – Shtip është dashur të lëshohet në përdorim, ministri i Transportit dhe Lidhjeve i qeverisë paraprake ka dorëzuar informacion deri te Qeveria se 32 për qind e punëve në rrugë nuk kanë përfunduar. Do të thotë, e ka ditur për lëshimet, ndërsa para opinionit e kanë fshehur këtë informacion. Ky informacion konfirmon se gjithë investimi prej 206 milionë eurove e kanë realizuar me shumë lëshime”, theksoi Sugarski.

Global

Ai kumtoi se tashmë kanë pasur takim me përfaqësues të kompanisë “Sinohidro” dhe se nga ana e tyre është kërkuar edhe një vit punë në terren.

Sugareski paralajmëroi se do t’i tejkalojnë problemet që i kanë trashëguar dhe se autostradat do të ndërtohen.

T mobile In article [4]

Paraprakisht, ministri informoi se ka lëshime në ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë, ku sipas vlerësimeve parapake nevojiten rreth 100 milionë euro shtesë.