Vila e aktorit hollivudian Leonordo DiCaprio ka dalë në shitje për 10.95 milionë dollarë.

Aktori i njohur ka vendosur që ta nxjerrë në shitje vilën super luksoze në Malibu.

Ai e ka blerë vilën në vitin 1998, për 1.6 milionë dollarë, ndërsa tani do ta shes për 10.95 milionë dollarë, shtatë herë më shtrenjtë nga çmimi fillestar i blerjes.

Shtëpia aktorit 42 vjeçar përbëhet nga tre-dhoma gjumi, me dy banjo, ndërsa thuhet që është shfrytëzuar për të jetuar më së shumti nga mamaja e tij Ermeline.