Thiago do të kthehet në Gjermani para kohe, për shkak të dëmtimit që pësoi në miqësore ditë më parë.

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, është lënduar në turneun parasezonal dhe do të rikthehet në Gjermani për të vazhduar me procesin e rikuperimit.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri Carlo Ancelotti dhe faqja zyrtare e klubit gjerman.

“Së bashku me doktorët morëm vendimin që lojtari të vazhdojë me procesin rikuperimit individualisht në Sabener Strasse”, tha Ancelotti.

Për shkak të dëmtimit në kofshë, Thiago do të humbasë sfidat ndaj Milan (22 korrik), Chelsea (25 korrik) dhe Inter (27 korrik).