Arsenali ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale prej 90 mijë eurove në javë me Thomas Lemarin, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Monacon për anësorin e talentuar francez.

Topçinjtë para disa ditëve kanë kompletuar transferimin e Alexandre Lacazette nga Lyoni, por duan të rrisin cilësinë në skuadër edhe me transferimin e yllit të Monacos, Lemar.