Leipzigu nuk dëshiron ta shesë Keitan

“SkySports” raporton se Leipzigu ka refuzuar një tjetër ofertë të Liverpoolit për mesfushorin Naby Keita, transmeton Gazeta Express.

Sipas “SkySports”, një zyrtar i klubit ka thënë se Keita “100 për qind do të mbetet te Leipzigu edhe për sezonin e ardhshëm”.

Gjatë ditës u raportua se oferta e tretë e “Të Kuqve” prej 83 milionë eurosh është pranuar, por kjo është mohuar tani nga klubi gjerman, që nuk e ka ndërmend të heqin dorë nga 22 vjeçari