RB Leipzig nuk dëshiron ta shes mesfushorin Naby Keita
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar me çdo kusht transferimin e mesfushorit të RB Leipzig, Nabt Keita.
Liverpool kishte bërë ofertë prej 65 milionë eurosh, por që ishte refuzuar nga skuadra gjermane.
Trajneri Ralph Hasenhuttl tha se nuk do të lejojnë largimin e lojtarëve me ofertat e para që do të marrin.
“Është kompliment i madh që ka kaq shumë dëshirë për transferimin e Keita, por nuk është ideja që të lejojmë lojtarët të largohen me ofertën e parë”, tha Hasenhuttl.
Gjermani kështu ka lënë të kuptohet se duan më shumë se 65 milionë euro për Keitan, i cili kishte pasur paraqitje fantastike sezonin që lamë pas, duke përfunduar me Leipzig në vendin e dytë në Bundesliga deh duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve