Ish-portieri italian, Walter Zenga, ka qenë trajner në Rumani, Itali, Serbi, Turqi, Dubai dhe së fundmi tek Wolverhampton, por për momentin është pa ekip.

Zenga ishte njëri prej kandidatëve që mund të merrte drejtimin e kombëtares shqiptare, megjithatë për mediat italiane ai flet për ish-klubin e tij, Interin.

“Është mesi i korrikut, pra akoma herët, por acarimi i tifozëve të Interit është i kuptueshëm. Vitin e kaluar shpenzuan shumë para, por shumë lojtarë nuk treguan vlerat e tyre. Tani Inter duhet të investojë sërish. Nuk e di nëse Spalletti është njeriu i duhur për stolin e Interit”, thekson legjenda zikaltër.