Dega e tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e ka nominuar Vjosa Osmanin për kryetare të Prishtinës, ka thënë kryetari i kësaj degë Hazir Borovci.

Ky i fundit thotë se dega të cilën ai e drejton kanë mbajtur mbledhje, por nuk e kanë nominuar askënd për kryetare të Prishtinës.

“Jo nuk është e vërtetë qe e kemi nominuar. Ato janë llafe. Ne kemi pasur mbledhje, por nuk është diskutuar. Për çështjen e kandidateve ne kemi procedura tjera. Por, sot nuk kemi marrë kurrfarë vendimi për të nominuar Vjosën për kryetare. Ne vendimin do të marrim me kohë pas analizës. Ne i respektojmë hierarkinë”, ka thënë Borovci.

Mediet, kanë spekuluar sot se kandidatja më e votuar në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit është nominuar për kryetare të Prishtinës.