LDK’ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e mundshme të Kadri Veselit për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i cili ka thënë se partia e tij  nuk do ta…

LDK’ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e mundshme të Kadri Veselit për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i cili ka thënë se partia e tij  nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit nëse ai propozohet nga koalicioni PAN për këtë post.

Mustafa ka ripërsëritur edhe njëherë se LDK e as koalicioni LAA nuk bën koalicion me koalicionin kundërshtar, PAN.

“Në asnjë rast nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in dhe poashtu LDK-ja dhe deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit sepse konsiderojmë se ai është një prej iniciatorëve të prishjes së marrëveshjes sepse ka vënë interesat e veta para interesit të shtetit dhe nga njerëz të tillë nuk duam të drejtohet Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Mustafa pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

Global