Mesfushori i Lazios, Lukas Biglia, u shit te Milani këtë merkato. Por klubi nga kryeqyteti mesa duket ka lëvizuar dhe ka gjetur zëvendësuesin e denjë për vendin e Biglias.

Pasi arkëtoi 17 milionë euro, plus 3 milionë bonus për argjentinasin, Lazio ka blerë Lukas Leivan nga Liverpuli për 5 milionë euro.

Një dekadë me Liverpulin, mbi 300 ndeshje, me shumë eksperiencë, Lukas i siguron eksperiencë dhe cilësi mesfushës së Lazios.

Inter e ka pasur dëshirë të madhe kalimin e tij në Milano, por që akordi me zikaltërit nuk u arrit.