Lucas Leiva edhe zyrtarisht është lojtar i Lazios. Skuadra nga kryeqyteti italian ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit nga Brazili, të cilit edhe i ka uruar mirëseardhjen.

30-vjeçari vendosi të largohet nga Liverpooli pas qëndrimit 10-vjeçar.

Ai te Lazio do të zëvendësojë Lucas Biglian, që iu bashkua Milanit.