Biznesmeni dhe pronari i KF “Shkëndija” të Tetovës gjatë udhëtimit drejt Helsinkit ka shijuar qebapa dhe fli, informon INA.

Ai është i shoqëruar nga biznesmeni shkupjan Enver Maliqi. Ata dy bashkë shihen duke u kënaqur dhe duke shijuar ushqimet tradicionale. Maliqi ka shkruar se po fluturojnë me aeroplan privat drejt Helsinkit, ku sot Shkëndija do të përballet me ekipin finlandez.

Futbollistët e Shkëndijës zbarkuan në Finlandë , ku sonte duhet të zhvillojnë përballjen kthyese të raundit të dytë eliminator me Helsinki në kuadër të  Europa League.

“Kuqezinjët” në sfidën e parë në stadiumin “Mladost” në Strumicë mundën skuadrën finlandeze me 3-1, një rezultat që sjell optimizëm te skuadra tetovare për kualifikim në raundin e tretë, ku do të përballen me fituesin e sfidës Norçeping-Trakai. Shkëndija udhëtoi drejt Helsinkit pa lojtarët Dino Medzedovic,Jure Çolak, Besir Nuhiu, me të cilët u ndërprenë kontratat e bashkëpunimit dhe se nuk ishin pjesë e planeve të stafit teknik.