Rusia është e gatshme t’i normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe të bashkëpunojë kur bëhet fjalë për çështjet e mëdha botërore, porositi sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov në bisedën telefonike me kolegun e tij amerikan Reks Tilerson.

Lavrov në bisedë ka thënë se vendimi i Moskës që ta zvogëlojë personelin diplomatik amerikan në Rusi është shkaktuar nga “numri i madh i hapave armiqësor të Uashingtonit”.

Pas këtij vendimi të Moskës, SHBA-ja do të detyrohet të tërheqë nga Rusia qindra diplomatë, ndërsa i cili pason pas vendimit të Uashingtonit që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.