Laura Vorpsi është një nga figurat më të lakuara në media të fushës së politikës.

 Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me bukurinë e saj, por jeta personale ka qënë e ruajtur hermetikisht prej saj.

Kohë më parë u bë publike lidhja e saj me biznesmenin Theodhoro Ҫami. Dyshja u bekua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Krisa, fëmija i parë për të dy.

Pas kësaj, 3 muaj më pas Laura Vorpsi është shfaqur për herë të parë. ‘Panorama’ ka publikuar një foto të Vorpsit ku duket e buzëqeshur dhe e lumtur.