VMRO-DPMNE sot kërkoi nga Bashkimi Evropian ta pengojë dëbimin nga puna e të punësuarve në administratën shtetërore të cilët nuk janë anëtarë të LSDM-së.

“Apelojmë deri te Bashkimi Evropian të reagojnë për këtë politikë të dëmshme të LSD dhe qeverisë të cilën ajo e udhëheqë. Partizimi i tillë brutal dhe përndjekja politike në të cilën jemi dëshmitarë të gjithë është tërësisht jomorale dhe ilegale dhe në fund të fundit e dëmshme për ardhmërinë e administratës profesionale shtetërore”, deklaroi Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE.

Para selisë së Delegacionit të BE-së në Shkup, Lasovska tha se bëhet partizim i institucioneve dhe se nga puna dëbojnë profesionalistë shumëvjeçar

Global