Bologna ka nënshkruar me mesfushorin Andrea Poli i cili zyrtarisht zgjodhi të largohet nga Milani me parametra zero.
Lajmi u konfirmuar nga Bologna ndërsa Poli nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, shkruan “Football-Italia”,
“Është një klub ambicioz me potencial të madh. Jam shumë i lumtur, sepse klubi dhe presidenti donte mua dhe unë duhet të falënderoj ata. Unë me të vërtet e doja Bolognan. Ky ishte objektivi im për tu transferuar tek ky klub. Tifozët janë të shkëlqyer ndërsa kjo skuadër ka një potencial të vërtetë. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres startin e sezonit të ri”, u shpreh ai.
Kujtojmë që në vitin 2013, Poli u bashkua me Milanin e cila derdhi në arkat e Sampdorias plot 9.7 milionë euro.
Në katër sezone 27-vjeçari ka zhvilluar vetëm 109 ndeshje mje fanellën e Milanit.