Suso, mesfushori ofensivë i Milanit, mund të rikthehet në Premierligë gjatë verës
Mesfushori ofensivë spanjoll, Suso pritet të largohet nga skuadra e Milanit gjatë kësaj vere.
Sipas Gianluca Di Marzio, Tottenham është vënë në ndjekje të ish-sulmuesit të Liverpool, Suso, që sezonin e kaluar shkëlqeu në 33 ndeshje të luajtura në Serinë A me Milanin.
Thuhet se trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino e pëlqen lojtarin që edicionin e kaluar realizoi 7 gola dhe dha 9 asistime me fanellën e Rossonerëve