Ivan Perisic do të largohet nga Inter gjatë kësaj jave

Anësori kroat, Ivan Perisic dëshiron të largohet nga Interi gjatë kësaj vere për të kaluar në Manchester United.

Mediat angleze bëjnë me dije se lojtari dhe Unitedi tashmë kanë arritur marrëveshje.

Por, marrëveshja duhet të arrihet edhe me Interin, skuadër e cila nuk dëshiron ta shes kroatin pa marrë një ofertë të majme.

Unitedi është gati të ofrojë 50 milionë euro, por Inter dëshiron të paktën 60 milionë euro. Në rast se kjo marrëveshje arrihet këto ditë, atëherë në fundjavë do të bëhet edhe zyrtarizimi.