Gary Medel mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere

Mesfushori kilian, Gary Medel mund të largohet nga skuadra e Interit gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Camciomercato.com, klubi i njohur argjentinas,  Boca Junior ka shprehur interesim që ta transferoj ish anëtarin e Cardiff Cityt dhe Sevillas.

Thuhet se klubi argjentinas deri të mërkurën do t’ia paraqes një ofertë futbollistit 29 vjeçar, përcjell Express.

Medel ka qenë pjesë e Boca Junior mes viteve 2009-2011. Ai me këtë klub ka luajtur 46 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Medel është pjesë e Interit që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Cardiff Cityt. Ai ka kontratë me Nerazzurrët vetëm edhe për një sezon.