Andres Iniesta mund të transferohet në Serie A gjatë kësaj vere
Sipas Don Balon, ylli spanjoll, Andres Iniesta mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.
Reprezentuesi i Spanjës thuhet se mund t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere, përcjell Express.
Iniesta ka kontratë me Barcelonën edhe për një sezon, deri më 2018, por deri më tani nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me katalunasti.
Fillimisht lojtari ishte kërkuar nga Juventus, por kampionët t Italisë tashmë janë tërhequr nga gara.
Pas kësaj për Iniestan në garë ka hyrë Inter, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Luciano Spalletti.Pritet të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vijim