Marco Asensio është zbulimi më i madh i Real Madridit viteve të fundit.

Spanjolli i talentuar regjistroi disa paraqitje të mira për Real Madridin edicionin e kaluar, ndërsa ishte i jashtëzakonshëm në humbjen 3:2 ndaj Barcelonës në Miami.

Këto paraqitje kanë bërë që Zidane të llogarisë më shumë në të për sezonin e ri.

Mediet në Spanjë tashmë 21 vjeçarin e shohin si zëvendësues te Bale te Real Madridi, pa të cilin nuk është se bëri keq klubi mbretëror edicionin që lamë pas.

Me Asension titulluar, Bales nuk i mbetet tjetër veç se ta mendojë të ardhmen te një skuadër tjetër.