Qani Mehmeti mbetet ambasador i fjalës së lirë dhe se gjuha e tij do duhej të kultivohej në gazetarinë shqiptare. Shpesh i zhgënjyer por realisht energjia e tij e pashtershme dhe shpirti i trazuar u ka ndihmuar shqiptarëve të Maqedonisë. Ky elan i tij realisht i duhet mendimit të lirë shqiptar dhe debatit që ai gjithnjë e ka provokuar edhe në kohë më të vështira. Them se Qaniu mbet ikonë e gazetarisë shqiptare, por edhe lajmëtar i shqiptarrëve të Maqedonisë

Mikut im të respektuar Qani Mehmetin e njoh që nga fëmijëria ime, kur në netët e gjata në Prishtinë ishte mysafir i shpeshtë në banesën ku jetonim. Ai ishte shpesh prezentë në ndejat bashkë me shumë miq si: Agim Vinca, Qemal Murati, Rexhep Kasumaj, Fadil Sulejmani e shumë të tjerë. Gjithnjë i hapur, i qartë në kërkesat e veta, i guximshëm për kohën e vetë sepse të flasësh hapur ishte problem, por Buxha gjithnjë e thoshte si me shaka apo në tavolinë me lezet atë që e mendonte.

Angazhimi i Buxhës siç e njohim ne në krijimin e një asociacioni të shqiptarëve të Maqedonisë mendoj se ishte shumë i rëndësishëm, poashtu një e pathënë për angazhimin e tij rigoroz për shqiptarët e Maqedonisë. Në fakt Qani Mehmeti kudo që ka shkuar e ka thënë qartë preardhjen e tij gjeografike dhe fatmirësisht mbetet gazetar i majave të shqiptarëve.

Ata që se njohin nuk e dijnë se Buxha ishte inciator dhe mbështetës i painteres i Universitetit të Tetovës dhe i dha një mbështetje kolosale në vitet sa ishte në shënjestër Universiteti i Tetovws . Pak e dijnë se me dorën e tij të gjitha lajmet në Televizionin shqiptar kjo temë u bë e dashur dhe shteti shqiptar e mbështeti fal Qaniut i cili në ndejat në Tiranë e bëri temë këtë çështje. Pak e dijnë se ishte Qaniu me shokë në Tiranë që e lëvizën këtë cështje, shumw pak.

Ata që se njohin Qani Mehmedin nuk e dijnë se ai i dha mbështetje lëvizjes poilitike shqiptare në Maqedoni si në kohën e Nevzat Halilit poashtu roli i tij ishte vendimtar në mbështetjen që Buxha ia dha Arbër Xhaferit në vitet 94 e tutje. Poashtu pak veta e dijnë dhe kujtojnë intervistën e Ali Ahmetit në RTK dhe mbështetjen që ia dha luftës. Pak veta e dijnë se cfarë në të vërtetë bëri Qani Mehmedi por e vërteta do del në shesh, pasi ai në prapavijë ishte i shkëlqyer, i shpëtoi shpesh nga balta shqiptarët në Maqedoni. Roli i tij mbetet dominues deri pas përfundimit të luftës në Maqedoni. Pastaj papritmas Buxha heshti pas një polemikë që kishte në shtypin shqiptar me drejtuesit e sotëm në MKD.

Qani Mehmedi njihet si një luftëtar mediatik i çështjes shqiptare në Maqedoni kjo është e vërteta, pavarësisht se një pjesë do thonë se ai është skematik, një pjesë do thonë ka heshtur pas paraqitjes së Ali Ahmetit dhe pasiv në zhvillimet në Maqedoni. E vërteta është se Buxha mbetet një zë i pashterur i shqiptarëve në Maqedoni. Pavarësisht se a pajtohet ai, shqiptarët në Maqedoni e ndiejnë mungësen e trajtimit të temave të tyre nga ky gazetar i cili e theu rrethimin në kohë të vështira. Dhe sot me të drejtë pyeten pse heshti Qani Mehmeti?

Në promovimin e librit të tij që them se është fillimi i shkruarjes së ngjarjeve që vetëm ai i di të shqiptarëve ndiejta një lloj dobësie sepse atë natë nuk e pashë Qani Mehmedin në promovimin e tij në Kërçovë. E kërkova atë natë Qani Mehmedin që e njoh por fatkeqësisht nuk e gjeta. Ndoshta dobësia për qytetin e vetë të lindjes e bëri atë natë që të ik Qaniu nga ajo rrëmujë. Doja ta dëgjoj zërin e tij se cka do na thotë për zhvilliumet por ai si mjeshtër i dritës që është i iki temës së aktualitetit në Maqedoni. Prandaj po e parashtroj si temë diskutimi: Kah po shkojnë shqiptarët e Maqedonisë ?

Disa nga personazhet të cilat i ka trajtuar i njoh mirë dhe kam pasur fatin e mirë të dëgjoj prapaskenat e një pjesë të intervistave që i ka bërë dhe ta di realitetin e hidhur të fundshekullit të kaluar. Mendoj se Qani Mehmeti mbetet ambasador i fjalës së lirë dhe se gjuha e tij do duhej të kultivohej në gazetarinë shqiptare. Shpesh i zhgënjyer por realisht energjia e tij e pashtershme dhe shpirti i trazuar u ka ndihmuar shqiptarëve të Maqedonisë. Ky elan i tij realisht i duhet mendimit të lirë shqiptar dhe debatit që ai gjithnjë e ka provokuar edhe në kohë më të vështira. Them se Qaniu mbet ikonë e gazetarisë shqiptare, por edhe lajmëtar i shqiptarrëve të Maqedonisë.

Kam për të thënë edhe shumë të padhëna për këtë gazetar dhe njohës të problematikave, por do e përmbyll me një mendim timin për librin e tij me gjurmëmëdhenjtë e Kosovës, aty e ka vendin edhe Qani Mehmedi pavarësisht se mbetet jo shumë i vlerësuar, posaçërisht në Maqedoni ku ai mori shtatë plagë figurativisht që shqiptarët të ecin mëtej.