Përfaqësuesi i ri i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën ka deklaruar se Uashingtoni po shqyrton në mënyrë aktive nëse do të dërgojë armë për të ndihmuar milicitë që luftojnë kundër rebelëve të mbështetur nga Rusia.

Kurt Volker tha për rrjetin televiziv britanik “BBC” se armatosja e forcave qeveritare të Ukrainës mund të ndryshonte qasjen e Moskës ndaj SHBA-së.

Megjithatë ai shtoi se nuk mendonte se masat e reja do të ishin provokuese.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje të dyja palëve të vëzhgojnë armëpushimin e brishtë në Ukrainën lindore.

“Armët mbrojtëse do ta lejonin Ukrainën të vetëmbrohej. Furnizimi me tanke për shembull, do të ndihmonte për të frenuar Rusinë dhe do të ndalonte kërcënimin e Putin ndaj Ukrainës”, tha Volker në një intervistë televizive./SYRI.net/

T mobile In article [4]