Sadio Mane është shumë pranë rikthimit nga lëndimi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar se Sadio Mane do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje në Gjermani.

Ai tha se pritjes së gjatë i ka ardhur fundi, pasi Mane tashmë do të stërvitet normalisht me skuadrën pas kthimit nga turneu i Azisë.

“Sadio është pranë rikthimit. Plani është q ai të stërvitet me ne në Gjermani dhe pastaj në Angli”, tha fillimisht Klopp.

“Ne kemi qenë duke e pritur që një kohë të gjatë. Ai është në Melwood dhe është në formë shumë të mirë”.

Mane i ka munguar Liverpoolit që një kohë të gjatë, pas operimit që kishte në gju.