Futbollisti Philipp Lahm është shpallur “Lojtari i vitit” në Gjermani për vitin 2017. Ish-kapiteni i Bayern-it, i cili para dy muajsh u largua përfundimisht nga futbolli si kampion i Bundesligës, mori 242 vota në zgjedhjet e organizuara nga revista “Kicker” me gazetarë sportivë gjermanë. Para 33-vjeçarit, këtë çmim e ka fituar një tjetër bavarez, Jerome Boateng.

Lojtari i dytë më i votuar është mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, i cili sezonin e kaluar fitoi kampionatin spanjoll dhe Champions League (192 vota). Ndërkaq, vendi i tretë është për shënuesin më të mirë të Bundesliga I, Pierre-Emerick Aubameyang (120 vota), i cili luan për Dortmundin. Ky çmim për Lahm është më shumë mirënjohje për gjithçka që i ka dhënë futbollit gjerman.

Global