Sipas francezes Telefoot, Alexandre Lacazette do të largohet nga Lyon për t’iu bashkuar Arsenal për plot 53 milionë euro. Transferimi do të bëhet zyrtar brenda javës së ardhshme dhe klubi anglez do të paguajë 53 milionë euro, pa përfshirë bonuset.
Lacazette ishte francezi që shënoi më shumë gola në Ligue 1 sezonin e kaluar duke gjetur rrjetën 28 herë.
Sipas Telefoot, e cila e jep të sigurt blerjen dhe shifrat që do të paguhen, lojtari 26-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare. Sa do të përfitojë në sezon francezi akoma nuk është bërë publike. Ai kërkohej me ngulm nga trajneri i Topçinjve, dhe bashkëkombësi i tij, Arsene Wenger.