Fansat e Arsenalit paksa i ka kapur paniku pasi kanë mësuar skuadrën që do udhëtojë në turnet miqësorë.

Topçinjtë do të marrin pjesë në turneun dy javorë në Sidnei, Shangai dhe Pekin.

Blerja më e re nga Lyoni, Alexandre Lacazette, do të udhëtojë me skuadrën, por ky nuk është lajmi.

Është Alexis Sanchez ai që nuk do të udhëtojë.

Duke lënë kështu të hapur mundësin për një largim të mundshëm nga Emirates dhe normalisht kjo nuk i ka pëlqyer fansave.