Banorët e një qyteti ndërtuan një mur rreth hyrjes së një ish-hoteli për të parandaluar përdorimin e tij si strehë për emigrantët.

Dhjetëra banorë të Séméac, në jugperëndim të Francës, ngritën një pengesë 18 m të gjatë dhe 1.8m të lartë rreth Hotelit ‘Formule 1’.

Ata thanë se autoritetet lokale nuk kishin diskutuar me banorët e qytetit lidhur me  planin për të strehuar deri në 85 emigrantë në këtë ndërtesë. Nga autoritetet franceze nuk ka pasur ende një reagim rreth murit.

Protestuesit punuan deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës për ndërtimin e murit.

“Ne nuk kemi kundër marrjes së emigrantëve, por ju duhet të merrni parasysh qytetarët”, tha Laurent Teixeira, një zëdhënës i grupit.

Ata paralajmëruan se qyteti i vogël, me një popullsi prej rreth 5.500 banorësh, thjesht nuk do të ishte në gjendje të përballonte emigrantët.

Ish-koteli në Séméac është një nga dhjetëra ndërtesa të ngjashme rreth Francës, të blera nga shteti për të strehuar emigrantë, shumë prej të cilëve aktualisht flenë në rrugë.

Sipas statistikave të agjencisë Eurostat, gjatë vitit 2015  Franca ofroi azil për 20.630 refugjatë.

Vue de l’entrée de l’hôtel Formule 1 de Roquebrune-sur-Argens prise le 22 avril 2011, où aurait séjourné, Xavier Dupont de Ligonnès, recherché par la police dans l’enquête sur le quintuple meurtre de Nantes. La voiture de Xavier Dupont de Ligonnes a été retrouvé par la police sur le parking de l’hotel est emmenée pour de plus amples recherches. La Citroen C5, signalée dans l’avis de recherche, a été découverte le 22 avril par la police sur le parking de l’hotel est emmenée pour de plus amples recherches. AFP PHOTOAFP PHOTO / BORIS HORVAT / AFP PHOTO / BORIS HORVAT