Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Smajl Kurteshi pritet që  të emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Lëvizjen “Vetëvendosje”, pas dorëheqjes së paraardhësit Dardan Molliqajt, i cili tani do të jetë pjesë e Parlamentit.

Kurteshi ka konfirmuar se subjekti të cilin e udhëheq Visar Ymeri ka vendosur që atij t’ia besojë këtë detyrë. “Pas dorëheqjes së Dardanit ne kemi biseduar rreth saj. Është e mundur që ta marrë atë punë përkohësisht”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kurteshi ka dhënë nota pozitive për punën e deritanishme të Molliqajt si sekretar i përgjithshëm.  “Nuk kam asnjë vërejtje në punën e tij. Ai ka qenë jashtëzakonisht punëtor i madh”, është shprehur ish-deputeti nga Gjilani për indeksonline.

Global

Ndryshe, Molliqaj dorëheqjen nga pozicioni i Sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje e ka bërë të ditur dje përmes një postimi në “Facebook”.

Ai shkroi se ‘Fitorja e jashtëzakonshme e Lëvizjes Vetëvendosje na ka vënë para vendimeve të reja’.

T mobile In article [4]

Fitorja e jashtëzakonshme e Lëvizjes tonë na ka vënë para vendimeve të reja. Prandaj, në konsultim me Kryetarin e Lëvizjes, z. Visar Ymeri si dhe strukturat tona, vendosa të jap dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit Organizativ të Lëvizjes”, ka shkruar ndër të tjera ai.