Të tradhtohesh nuk është mirë sigurisht, por është fakt i jetës.

Për fat të keq, për shkak se ndodh që nga krijimi i njerëzimit, disa njerëz tashmë lehtë i identifikojnë tradhtarët.

 Një hulumtim i ri, ka shikuar se cilët meshkuj kanë më shumë gjasa që t’i tradhtojnë partnerët e tyre, transmeton Gazeta Express.

Meshkujt e gjatë

Një studim i kryer nga Illicit Encounters më 2014 gjeti se meshkujt e gjatë kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë.

Meshkujt të cilët janë rreth 177cm të gjatë, në fakt, u gjet se kanë dy herë më shumë gjasa që të tradhtojnë më shumë se dikush që është nën këtë gjatësi.

Pse? Sepse ata kanë më shumë vetëbesim, duke e ditur se shumica e femrave i duan meshkujt e gjatë.

Meshkujt e moshave 29, 39, 49 e kështu…

Një studim i bërë më 2015 nga “Proceedings of the Natural Academy of Sciences” gjeti se njerëzit që i afrohen një dekade të re të jetës së tyre kanë më shumë afera.

Meshkujt që punojnë në bankë

Ata që punojnë në bankë kanë më shumë gjasa që të jenë tradhtarë, thuhet sipas një ankete të bërë nga ueb-faqja për takime ‘Voctoria Milan’ me më shumë se 5,000 femra. Gratë po i tradhtonin partnerët e tyre, kështu që hulumtimi u bazua vetëm tek gratë.

Meshkujt me mjekër

Një anketë e bërë nga rrjeti social Eva, që anketoi meshkuj nga e gjithë bota, gjeti se meshkujt me mjekër kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë, transmeton Gazeta Express.

Meshkujt me tatuazhe

Meshkujt me tatuazhe kanë më shumë gjasa që të jenë tradhtarë, thuhet sipas një ankete tjetër të bërë nga ‘Victoria Milan’. Anketa mori në pyetje më shumë se tre milionë meshkujt nga 15 shtete të botës, dhe gjeti se ata me tatuazhe kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë.