Pa marrë parasysh se a ju pëlqejnë gjarpërinjtë apo jo, duhet ta pranoni se ky gjarpër duket me të vërtetë ‘cool’.

Gjarpri u zbulua në Teksas dhe fotografitë e tij u publikuan online, të cilat e shfaqin gjarprin me shenja interesante në trup që duket sikur ka syze dhe mustaqe.

Së bashku me fotografitë e publikuara ishte edhe përshkrimi: “A keni parë ndonjëherë gjarpër me syze dielli?”, transmeton Gazeta Express.

Mund të jetë e vështirë të besohet se kjo nuk është punë e Photoshop, por me të vërtetë nuk është. Ky gjarpër lindi me të vërtetë me syze dhe mustaqe. Shikojeni atë më poshtë:

Loading...