Barcelona nuk do të heq lehtë dorë nga nënshkrimi i Marco Verrattit.

Lojtari një ditë më parë deklaroi se është i lumtur te PSG, duke kërkuar falje edhe për komentet e bëra nga agjenti i tij.

Por, kjo deklaratë nuk e ka ndalur presidentin e Barcelonës, Josep Bartomeu, për t’i dërguar një mesazh mesfushorit italian.

Bartomeu ka bërë të ditur se Barcelona do të presë deri më 31 gusht për Verrattin, kur është dhe dita e fundit e afatit kalimtar të transferimeve.

“Ne do të presim deri më 31 gusht”, ka deklaruar Bartomeu.