Mitko Danevski do të jetë komandant i ri i Njësitit për detyra speciale-Tigrat. Ai është emëruar sot në këtë post nga ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Danevski ka lindur në vitin 1975 në Dellçevë dhe ka përvojë të gjatë në MPB. Deri tani komandant i këtij njësiti ishte Sllavço Petrueshevski.