Armen Neziri është dibrani që ka ngjitur majat në partinë VMRO-DPMNE, e cilat drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, njofton agjencia e lajmeve INA.

Neziri me profesion është përkthyes gjyqësor, por shumë pak i njohur për opinionin në Maqedoni. Atë madje nuk e gjen as në google.

Opinioni nuk i dinë meritat e tij në VMRO, por sot ai është zgjedhur anëtar i Komitetit të ri Ekzekutiv të partisë së Gruevskit.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se struktura e re e Komitetit të partisë do të kthejë fitoren për partinë e Gruevskit në zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas tyre, përzgjedhja është bërë në bazë të aftësive dhe kritereve profesionale të anëtarëve.

Për Nezirin thonë se i është i komunitetit torbesh, por disa dibran theksojnë se ka rrënjë shqiptare.