Mu në fillim të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti Dimitar Stevananxhija kërkoi pauzë prej një ore.

Stevananxhija arsyetoi se kërkon pauzë në emër të, siç theksoi, grupit të shtatë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërkaq për shkak të interesit të disa deputetëve të flasin në mbledhjen plenare, ndërkaq të cilët për momentin ishin në Komisionin kuvendor për arsim, shkencë dhe sport në të cilin diskutojnë për raportin vjetor për Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

Kuvendi duhet të vazhdojë me debat rreth pikës së katërt propozim vendimit për dhënie të pëlqimit ndaj akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Pika vijuese e rendit të ditës është shkarkimi i prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski.

Në mbledhjen e gjashtë do të diskutohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës parashtruar nga Nola ismajllovska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e disa institucioneve. Deputetët duhet të diskutojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE.