Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet me datën 24 korrik në orën 18:00, ku presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të betohet para deputetëve.

Pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, ditën e sotme kreu i Kuvendit dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka urdhëruar mbledhjen e parlamentit.

Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i Shqipërisë me datën 28 prill, ku mori 87 vota pro dhe vetëm 2 kundër.