Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e tetë, në rend dite të së cilës janë Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të RM-së për vitin 2016, më shumë ligje të dorëzuara nga opozita dhe raportet vjetore të më shumë institucioneve.

Deputetët duhet të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në lexim të parë, si dhe Propozim – ligjin për plotësimin e Ligjit për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shkurtër.

Në rend dite janë edhe propozim – ligjet në lexim të parë të shtruara prej deputetëve të opozitës siç janë Propozim – ligji për veprimtarinë e mjekëve, Propozim – ligji për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dhe Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike.

Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe raportet vjetore të më shumë institucioneve.