Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e filloi debatin për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin për vitin 2016.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në sqarim theksoi se llogaria përfundimtare është e veçantë sepse, theksoi, Buxheti për vitin 2016 u krijua nga një ministër i financave, i përpiluar dhe zbatuar nga trashëgimtari i tij nga Qeveria e njëjtë, ndërsa raport jap unë si ministër i Financave nga Qeveria e re.

Tevdovski tha se rritja ekonomike e Maqedonisë në vitin 2016 arrin 2,4 për qind, duke theksuar se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike në rajon. Në vitet e fundit rritja ekonomike arrin 2,5 për qind për Maqedoninë, por nëse përjashtohet shpenzimi i parave shtetërore në ndërtimtari ai ulet në rreth 0,5 për qind. Kjo do të thotë se investimet private në vend janë të ulëta se biznes sektori është i ngulfatur dhe nuk e krijon rritjen e pritur”, theksoi Tevdovski.

Sipas tij rritje ekonomike në Maqedoni në vitin 2016 në pjesën më të madhe është falë rritjes së aktiviteteve ndërtimore që u rrit për 18,5 për qind dhe kjo gjithsesi me ndihmën e intervenimeve shtetërore.

Nëse shihet BPV-ja në metodën e shpenzimeve, sqaroi se rritja ekonomike në vitin 2016 është rezultat i rritjes së eksportit para së gjithash i kompanive të huaja në zonat e lira ekonomike.

Siç theksoi, të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit janë realizuar në vlerë prej 169,3 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në vlerë prej 185,4 miliardë denarë, për shkak se deficiti buxhetor arrin 16,1 miliardë denarë, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPV-ja.

Tevdovski mes tjerash, theksoi se Buxheti, është mbushur kryesisht përmes tatimeve indirekte. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, theksoi shënuan realizim më të ulët ndërsa te shpenzimet e kapitalit ka devijim prej 5,3 miliardë denarësh.

Në fjalimin për llogarinë përfundimtare ministri i Financave paraqiti edhe një pjesë nga risitë në Ministri, duke kumtuar se Ministria e Financave është në fazën përfundimtare të realizimit të Pablik Fajnans Menaxhment (PFM) strategjisë për të cilën në dy vitet e fundit nuk ka pasur vullnet për pranim.

Pas replikave nga deputetët opozitarë për fjalimin e Tevdovskit kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu punën për pikat në rend dite të seancës së tetë dhe dha pushim pas së cilit paralajmëroi debat për pikat nga seanca e re.