Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së gjashtë e miratoi Propozim vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bazë të propozimit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, të konfirmuar në seancë.

Deputetët e miratuan edhe Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zëvendësit të kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje dhe emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bazë të propozimit për ndryshime të parashtruar deri te Komisioni.

Në këtë seancë deputetët e filluan debatin sipas pikës përzgjedhje të Spase Gligorovit për drejtor të Agjencisë për Administratë.

Në pajtim me nenin 15 nga Ligji për nëpunës shtetëror, me Agjencinë udhëheq drejtor të cilin e emëron dhe shkarkon Kuvendi i RM-së me propozim të Qeverisë, ndërsa emërohet me kohëzgjatje të mandatit të tij prej gjashtë viteve.

Pas elaborimit të zëvendësministrit të Shoqërisë Informatike, Aleksandar Bajdevski, deputeti Ilija Dimovski tha se nuk u theksua se kush është përfaqësues i autorizuar i Qeverisë për këtë propozim dhe kërkoi pauzë që të kofnrimohet nëse ka vërtetim me shkrim deri te Kuvendi për atë se kush është përfaqësues.

Pas pauzës kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se u konfrimua se nuk ka vërtetim me shkrim, por se me telefon është thënë se zëvendës ministri është përfaqësues.

Për këtë shkak, ai deshi ta ndërpresë debatin për këtë pikë, të kalojë në pikën e ardhshme, duke iu referuar nenit 78 paragrafi 2 nga rregiullorja, ndërsa të kthehet në të kur të krijohen kushte të Rregullores.

Në rend të ditës së kësaj seance, e cila duhet të vazhdojë në ora 15:30, mes tjerash është edhe pika për shkarrkimin e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.

Comments are closed.