Kuvendi popullor bullgar sot njëzëri e miratoi Deklaratën për mbështetjen e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Siç lajmëroi BTA për Deklaratën votuan të gjithë 206 deputetët të pranishëm në seancën kuvendore.

Në Deklaratë, Kuvendi i vlerëson si pozitive përpjekjet e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë për finalizimin e negociatave për Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe pret ajo të nënshkruhet në pajtim me atë që paraprakisht e dakorduan të dyja palët.

Në dokument shprehet gatishmëria e Kuvendit që ta fillojë procedurën për ratifikim të Marrëveshjes në afat sa më të shkurtër të mundshëm pas nënshkrimit të saj.

Parlamenti pret që marrëveshja t’i vendosë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve në bazë stabile, parimore dhe pragmatike dhe të jetë në interes të drejtpërdrejtë për qytetarët e dy shteteve, theksohet në Deklaratë.

T mobile In article [4]

Pas votimit në Kuvend, kryeministri bullgar Bojko Borisiv iu falënderua deputetëve për mbështetjen e shfaqur ndaj Qeverisë për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje.

Në debatin para votimit, deputeti Kristijan Vigenin nga Partia Socialiste bullgare në opozitë (PSB) i paralajmëroi kolegët e vet në diskutimet të përdorin fjalë të matura mirë, sepse, siç tha, ato mund të përdoren për nxitjen e tensioneve.

Deputeti i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (LDL), Jordan Conev e mbështeti Marrëveshjen, duke vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe shteteve të Ballkanit janë historike, të ngarkuara dhe emocionalisht të motivuara, që pengon në marrëdhëniet e ndërsjella, në zhvillimin e shteteve dhe mirëqenien e popujve.

Deputeti Volen Siderov nga koalicioni Patriotë të Bashkuar theksoi se votimi i sotëm në Kuvendin bullgar paraqet moment historik.

Bashkëpartiaku i tij Krasimir Bogdanov ndërkaq vlerësoi se Marrëveshja hap rrugë për më shumë mundësi të mira ndërmjet dy shteteve