Kuvendi edhe sot nuk ka arritur të kalojë pikën e 4 të rendit të ditës për të kaluar në pikën tjetër e cila ka të bëj me shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Në pikën ku po diskutohet në kërkesat e Avokatit të Popullit për ndryshime ligjore, deputetë opozitarë kanë vazhduar me realizimin e të drejtës së tyre për fjalime procedurale, ndërsa herë pas here qëndrimeve të tyre me replika i është përgjigjur edhe vetë Avokati i Popullit Ixhet Memeti. Derisa kanë mbetur edhe pak deputet të VMRO-DPMNE-së për fjalime procedurale, shumica parlamentare është e gatshme që sot të vazhdojë me pikën tjetër, shkarkimin e Zvërlevskit. Nuk përjashtohet mundësia që edhe për këtë pikë të paraqiten të paktën 10 deputet të VMRO-së për fjalime procedurale, replika dhe kundër-replika.