Kuvendi ndryshoi praktikën e deritanishme të mos-mbajtjes së seancave plenare të premten. Edhe pse një ditë më parë u ndërpre debati për shkarkimin e prokurorit Publik Marko Zvërlevski, i njëjti nuk vazhdoi sot, por në rend dite ishte llogaria përmbyllëse e Buxhetit të vitit 2016. Kryetari i Kuvendit për shkak të vonesës së ministrit të Financave Dragan Tevdovski e hoqi këtë pikë nga rendi i ditës, gjë që bëri që deputetët e LSDM-së të kërkojnë që e njëjta të rikthehet.

Pas një debati të shkurtër, u krijua kaos në Kuvend, Xhaferi vendosi një letër në shqip ku shihej simboli i një njeriu i cili lutet për qetësi. Pasi mbërriti në seancë, ministri Tevdovski nga foltorja kërkoi nga Xhaferi që të kthehet pika e rendit të ditës, ndërsa Xhaferi iu kundërpërgjigj se Kuvendi ka Rregullore e cila duhet të respektohet.  Më pas deputetët e shumicës dhe opozitës nisën përplasjet për rendin e ditës. Në një moment deputetët e VMRO-DPMNE-së nisën të godasin tavolinat në shenjë protestë.