Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor, sipas të cilit, Qeveria paraprake e Nikolla Gruevskit, shpalli mbi 100 objekte në të gjithë shtetin për objekte në interes të shtetit dhe t’i marrë ingerencat e komunave për to.

Me këtë nen, Qeveria ua ka marrë të drejtën komunave, ka përpunuar plan urbanistik dhe dokumente për objektet dhe për motive të biznesit dhe populiste i ka ndryshuar hotelet, ndërtesat banesore, hapësirat komerciale, fushat e tenisit, sallat sportive, çezmat etj.

Mes objekteve të cilat fillimisht kanë marrë fasadë baroku kanë qenë, Qendra Tregtare e Qytetit, Biblioteka Universitare e Qytetit dhe Opera dhe Baleti Maqedonas.