Raporti i  Avokatit të Popullit pasqyron gjendjen dhe kushtet e tmerrshme në të cilën gjenden  burgjet, stacionet policore, qendrat për pranimin e të huajve dhe instituti publik i mbrojtjes shëndetësore. Personave të cilave u është kufizuar liria e lëvizjes qëndrojnë në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe i nënshtrohen trajtimit jo human, nënçmues dhe jonjerëzor. Individë të caktuar të cilët janë të kufizuar nga liria ballafaqohen me kushte jonormale si mungesa e ushqimit,mungesa e krevateve,mungesa e tualeteve dhe banjove, mungesa e hapësirës për qëndrim, e shumë kushteve tjera elementare për jetë.

Në Idrizovë është burgu më i madh në RM dhe këtu qëndrojnë më tepër se gjysma e të dënuarve. Gjatë vizitës tonë konstatuam se në burg qëndrojnë 1966 të burgosur, dhe e dimë se kapaciteti  i burgut është dyfish më i vogël. Kushtet jo vetëm që janë larg standardeve të parashikuara, por ato drejtë për së drejti shkelin dinjitetin njerëzorë dhe qartë e pasqyrojnë trajtimin nënçmues, johuman dhe degradues – deklaroi Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Kushtet e njëjta janë edhe në stacionet policore dhe në qendrat për mbajtjen e të huajve. Hapësirat për paraburgim nuk janë të ndara sipas gjinisë dhe nuk u ofrohet mbrojtje e nevojshme.

Ku të ndaluarit janë të detyruar të rrinë 2 kate nën tokë apo në bodrum dhe nuk kanë sistem që të komunikojnë me personelin dhe një gjë e tillë është e palejueshme – tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Avokati i Popullit thotë se gjithashtu në sistemin e burgjeve në vend problemi i madh është edhe sistemi i sigurisë, mbrojtjes shëndetësore dhe e shkallës së madhe të korrupsionit./alsat-m

T mobile In article [4]